14:42 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio vazhdojnë incizimet e filmit të Tarantinos

Aktorët Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio i janë rikthyer punës së tyre, transmeton Indeksonline.

Dyshja janë kapur të dielën nga paparacit në Los Angeles duke bërë incizimet për filmin e tyre të radhës “Once Upon a Time in Hollywood”. Brad dhe Di Caprio kishin një ditë të ngjeshur dhe mjaft të zënë.

Ky film për regjisor ka të famshmin Quentin Tarantino. Në këtë film përveç Pitt dhe Di Caprio marrin pjesë edhe aktorë tjerë të famshëm si Al Pacino, Margot Robbie.

Brad Pitt dhe Di Caprio luajnë rolin kryesor në këtë film. Ky projekt do të jetë në kinematë botërore me 26 korrik në vitin e ardhshëm./Indeksonline/