00:00 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Brad Pitt skuqet kur e pyesin se a do të shkojë me Jennifer Anistonin në “Oscars”

Brad Pitt u shpërblye me çmimi për rolin e tij të fundit në filmin “Once Upon A Time In Hollywood”, dhe ishte në qendër të vëmendjes kur iu kryqëzuan rruga me ish-gruan e tij Jennifer Aniston , të dielën në “SAG Awards” ku ajo mori një trofe gjithashtu për rolin e saj në “The Morning Show”.

Dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara të enjten në mbrëmje, kur reporterët e pyetën Brad, 56 vjeç, nëse ai po planifikonte të merrte Jennifer, 50 vjeçare, në Oscars muajin tjetër, ai u vu në situate të sikletshme, transmeton Indeksonline.

“Jo, nuk kam ndonjë takim”, tha ai i qeshur dhe u largua.

Thashethemet për raportin e ish-bashkëshortëve Brad dhe Jen pushtuan mediat kur yjet madje u fotografuan së bashku në prapaskenë në ngjarjen SAG Awards në Los Angeles.

Dyshja buzëqeshin ngrohtësisht me njëri-tjetrin dhe kapën duart, gjë që shkaktoi një bujë të vërtetë mes fansave dhe personave të famshëm njësoj edhe  në kanalet e mediave sociale kudo në botë. 

Dhe të dy Brad dhe Jennifer poashtu kanë komentuar të gjitha spekulimet.  

Duke pretenduar se nuk i kishte lexuar lajmet, Brad kohët e fundit i tha Entertainment Tonight: ‘Unë nuk e di. Unë jam shumë naivë sa i përket kësaj dhe do të qëndroj kështu. ‘ 

Ndërsa Jennifer gjithashtu foli për këtë çështje duke thënë se ajo mendonte se të gjitha komentet rreth saj dhe ish-it të saj, Brad ishin ‘histerike’. 

Aniston dhe Pitt ishin të martuar nga 2000 deri në 2005./Indeksonline/