09:20 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Brad Pitt tallet me DiCaprion, zbulon arsyen pse iu desh të prisnin kaq gjatë për të bashkëpunuar

Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio janë dy prej emrave më të suksesshëm dhe më të kërkuar në botën e kinematografisë botërore.

Ata ndryshe quhen ‘zemër thyesit’ e Hollywood-it, ndërsa janë bërë bashkë për herë të parë në filmin e ri të Quentin Tarantino’s ‘Once Upon A Time In Hollywood’, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Gjatë premierës në tepihun e kuq, Pitt me shaka ka treguar se cila është arsyeja që dyshes së njohur të aktorëve iu desh të pritnin kaq gjatë për të luajtur së bashku.

“Po, unë kisha një urdhër kufizues kundër tij për një kohë … incident në vitin ’94 nuk na pëlqen të flasim,” u shpreh Pitt me shaka për bashkëpunimin me DiCaprio.

Kjo vjen pasi u zbulua se DiCaprio fitoi një shumë mbresëlënëse prej 15 milion dollarë për filmin – një ulje prej 5 milion dollarësh nga kuota e tij e zakonshme prej $ 20 milion.

Filmi i nëntë i Quentin Tarantinos pritet të jetë një lojtar i madh në arkat filmiket, kur të lansohet në kinema.

Përveç roleve kryesore të Pitt dhe DiCaprio, në film gjithashtu luajnë edhe Margot Robbie, Dakota Fanning, Kurt Russell, Al Pacino, i ndjeri Luke Perry, Lena Dunham, Timothy Olyphant, Margaret Qualley, Rumer Willis dhe shumë të tjera.

‘Once Upon A Time In Hollywood’, në kinematë amerikane më 26 korrik, do të dalë në Britani të Madhe më 14 gusht dhe në kinematë australiane më 15 gusht./Indeksonline/