14:39 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Brahimaj kujton nipin e tij Luanin: Ishte organizator i luftës çlirimtare dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër armikut

Ish deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka kujtuar nipin e tij, Luan Haradinaj në ditëlindjen e 45-të të tij. Brahimaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Luani i mban mendjen popullit tonë, sipas tij, ai do të kujtohet si shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë.

Brahimaj, ka thënë më tej se  Luani “ishte sinonim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, organizator i luftës çlirimtare dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër armikut”, ka shkruar ndër të tjerash ai, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Në embrionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin djemt më të zot të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgjë, deri në frymën e fundit, për çlirimin e vendit. Luani ishte sinonim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, organizator i luftës çlirimtare dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër armikut.

Luani në mbamendjen e popullit tonë, përherë do të kujtohet si shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë.

Edhe sot në ditëlindjen e 45-të, Nipi im, Luan i till je për të gjithë, shtatëlartë e ballin drejt, roje i përjetshëm i trojeve stërgjyshore.

Prandaj të them edhe urime ditëlindjen, edhe me përulje, Lavdi jetës dhe veprës tënde!./Indeksonline/