10:36 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi kujton Nebih dhe Tahir Mehën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë  se rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithë popullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri.

“Sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare. Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Tutje, i pari i shtetit thotë se vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë./Indeksonline/