17:10 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Braithwaite mohon lajmet se kërkoj numrin ’10’ të Messit: “Njerëzit që postojnë këso lajme, nuk kanë…”

Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite ka mohuar se ka kërkuar numrin 10 pasi të largohet Lionel Messi nga ekipi.

Ai ka thënë se do të ishte mos respektuese ndaj Messit po ta bënte këtë gjë, transmeton Indeksonline.

“Të marr numrin 10 nga Lionel Messi? Do të ishte mos respektuese”, tha ai fillimisht.

“Unë nuk kam shkuar te klubi dhe të kërkoj numrin e Messit. Unë ndjej se njerëzit që shpikin këso lajme nuk kanë respekt për njerëzit”, u shprehë danezi./Indeksonline/