12:04 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Brandley Cooper dhe Irina Shayk më të lumtur se kurrë, mohojnë thashethemet e ndarjes

Ata filluan të takoheshin në 2015 dhe e mirëpritën vajzën e tyre, Lea, dy vjet më vonë. 

Dhe Bradley Cooper, 44 vjeç, dhe e dashura e tij Irina Shayk , 33 vjeçe, dukeshin më të lumtur se kurrë ndërsa shijuan një ditë me vajzën e tyre të enjten pasdite, shkruan Indeksonline.

Çifti në këtë mënyrë ka demantuar thashethemet se Bradley ishte duke e tradhtuar të dashurën e tij me yllin e filmit ‘A Star Is Born’, Lady Gaga , pas performances së tyre të duetit  në Academy Awards muajin e kaluar.

Sidoqoftë, ata mohuan këta zëra në një ditë të lirë në Los Angjelos derisa modelja shfaqi bukurinë e saj natyrale  në veshje sportive.

Edhe Lady Gaga kohë më parë kishte mohuar një raport intim me aktorin e njohur duke deklaruar se ishin vetëm miq./Indeksonline/