18:52 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Brazil zgjedh zëvendësuesin e Neymar në Kupë të Amerikës

Kombëtarja e Brazilit e ka thirrur anësorin e Chelseas, Willian që ta zëvendësoj të lënduarin Neymar për kompeticionin e Kupës së Amerikës.

Ylli i Brazilit, Neymar së fundmi u lënduar në ndeshjen kundër Katarit, dhe pritet të mungoj një kohë të gjatë.

Në listë për të zëvendësuar Neymarin ishin, Lucas Moura(Tottenham), Vinicius JR(Real Madrid) dhe Willian(Chelsea).

Ky i fundit u përzgjodh nga trajneri i Brazilit. Willian ka 65 paraqitje me kombëtaren dhe ka shënuar tetë gola./Indeksonline/