12:49 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Brazili bëhet “qirak”, e ndihmon Neymarin me 120 dollarë

Brazili në këtë kohë pandemie ka vendosur t’u dalë në ndihmë të gjithë punëtorëve.

Nga paketa emergjente ka përfituar edhe futbollisti brazilian, Neymar, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit ‘UOL’, Qeveria e Brazilit e ka përfshirë edhe Neymarin në paketën ndihmëse duke ia dhuruar 120 dollarë.

Por, pasi u miratua lista e përfituesve, emri i Neymarit u vendos në kategorinë për t’u vlerësuar.

Neymari është futbollisti i dytë në botë me pagën më të lartë dhe sigurisht që nuk ka nevojë për këtë ndihmë. /Indeksonline/