“Bredh ma palidhje mo, s’di çka me të thanë” (Video)
Në fundvit, të gjitha komunat garojnë mes vete se cila do të ketë një bredh më të bukur që do të zbukuroj pamjen e qytetit.
Mirëpo, këtë vit duket se Komuna e Skenderajt ia ka huq me përzgjedhjen e bredhit, shkruan Indeksonline.
Përzgjedhjen e kompanisë që do të merrej me dekorimin e qytetit e ka bërë legjislatura e kaluar e komunës, ajo e Sami Lushtakut, e që nuk ka të bëj me kryetarin aktual, Bekim Jasharin.
Zyrtarët komunal kanë thënë ditë më parë se dekorimi i bredhit do të dal për t’u shqyrtuar para komisionit vlerësues, dhe nëse arrihet si përfundim që bredhi nuk duket sic është paraparë, atëherë kompania nuk do të paguhet për punën e bërë.
Një qytetar duket tejet i zhgënjyer me pamjen që bredhi i ka dhënë qytetit. Ai madje e ka quajtë atë si bredhi më palidhje. /Indeoksonline/