09:48 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zhgënjejnë 3 ekipet e Kombëtares së Shqipërisë, brenda 24-orëve

Të mërkurën dhe të enjten janë zhvilluar tri ndeshje të Shqipërisë. Kombëtarja U-17, U-19 dhe ekipi amë zhgënjyen duke mos arritur rezultate pozitive.

Shqipëria U-17 u mposht thellë nga Portugalia me rezultat 4:0 në kualifikimet për Evropianin të kësaj kategorie. Të mërkurën, Shqipëria U-19 u demolua nga Greqia me rezultat 5:1, ndërsa për ta vulosur këtë periudhë të keqe u përkujdes ekipi i parë, shkruan Indeksonline.

Ata barazuan 2:2 ndaj Andoreës, rezultat ky që llogaritet negativ pasi që ekipi mysafir është shumë larg kualitetit të “kuqezinjve”.

Brenda 24- orëve, tri kombëtaret e Shqipërisë kanë pësuar 11 gola, ndërsa kanë shënuar vetëm tre./Indeksonline/