16:48 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Brenda “anijes kasollë” që lundron nëpër lumenj

“Nuk kushton shumë për të jetuar në lumë”. Kjo është ajo që Wes Modes, një artist dhe pedagog i universitetit, ka thënë, duke folur për stilin e jetës që ai zgjidh për veten e tij çdo verë.

Gjatë vitit shkollor, Modes mëson art dhe dizajn në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Monterey Bay dhe Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz.

Por gjatë verës ai jeton në një “anije kasollë” me një gjatësi prej 6 metrash dhe 2,5 metra të gjerë, të cilën e ndërtoi dhe udhëton nëpër lumej në të gjithë vendin dhe për të cilën ka shpenzuar rreth 5 mijë dollarë.