Brenda bastisje, njësitet speciale po e ruajnë hyrjen e Agjencisë Kadastrale

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zbarkuar sot në oborrin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Forca të shtuara po ruajnë hyrjen e objektit, teksa hetuesit po kryejnë punën e tyre brenda, shkruan IndeksOnline.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj bastisjeje.
Autoritetet kanë bërë me dije se në kohën e duhur do të njoftojnë motivet e këtij aksioni.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:



