10:22 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Brenda ditës, 4.8 milionë banorë në Kinë testohen për COVID-19

Javëve të fundit, Kina ka rritur numrin e testeve për virusin korona. Në fund të korrikut për çdo ditë janë testuar 4.84 milionë njerëz, kështu deklaroi ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Informatike, Vang Xhianping.

Ai deklaroi se afro 5000 institucione mjekësore dhe 38,000 teknikë janë duke kryer testime masive për Covid-19 në të gjithë Kinën, transmetoi CNN, përcjellë Alsat M.

Në Kinë deri më tani janë infektuar 88,328 njerëz me virusin korona, ndërsa 4677 kanë vdekur, gjithnjë sipas të dhënave nga Universiteti Xhons Hopkins.