13:01 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Brenda dy apo tri ditëve takimi VV-LDK, për taksën 100% dhe reciprocitetin

Konkretizimi i marrëveshjes për taksën 100% është çështje ditësh.

Kështu të paktën u deklarua Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Osmani deklaroi se brenda dy apo tri ditëve të ardhshme do të zhvillohet një takim koordinues në mes LDK e VV-së, për të marrë hapat e mëtejshëm lidhur me taksën 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, raporton Indeksonline.

”Sa i përket konkretizimit të asaj marrëveshje dhe hapave që do vijnë në ndërkohë, këto dy tre ditë do të kemi takim koordinues dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor apo përmbajtjesor lidhur me zbatimin e asaj marrëveshjeje që ka të bëjë me tarifën”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu theksoi se përgjigjen lidhur me takimin e ardhshëm nuk e thotë në emër të Kuvendit, por si partner i koalicionit qeverisës.

“Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje për të zhvilluar takim. Siç e kam potencuar, këtë përgjigje s’po e jap në emër të Kuvendit por si partner i koalicionit qeverisës sepse ajo është çështje e Qeverisë së Kosovës dhe dy partive që janë pjesë e asaj qeverie”, shtoi ajo./Indeksonline/