07:41 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Brenda festës së fejesës së J.Lo dhe Alex Rodriguez. Si dukej çifti i famshëm?

Më në fund, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar! Në fillim të muajt mars të këtij viti, Alex i propozoi Jennifer-it me një unazë të adhurueshme që mendohet të ketë kushtuar rreth 1 milionë dollarë. Por kjo nuk është asgjë për J.Lo-në! Së fundmi, çifti ka organizuar një festë fejese që nuk mund të ishte ndryshe veçse luksoze.

Të premten ata kanë mbledhur familjarët dhe miqtë e afërt, mes tyre edhe shumë të famshëm, për të festuar një event kaq të rëndësishëm sa fejesa.

“Ishte një festë e ndriçuar në çdo kënd nga qirinjtë, lule të bardha dhe drita lejla. U mbajt edhe në ambient të jashtëm edhe në të brendshëm. Gjatë darkës u ngritën shumë dolli për Alex-in dhe Jennifer-in, e cila dukej e mrekullueshme me një fustan me një shpatull jashtë dhe me flokët e kaluar në njërën anë. Ndërsa Alex veshi një kostum të zi pa kravatë”, -është shprehur një burim për E!News.

Alex ka ndarë disa shkrepje nga festa, ku mund të dallojmë shumë pak nga veshja e çiftit, ndërsa Jennifer ende nuk ka postuar asgjë. Ne mezi po presim për foto të tjera.

/Indeksonline/