07:55 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Brendi Louis Vuitton trefishon çmimin e këtyre kufjeve wireless

Kufjet e wireless Horizon Earphones nga Master & Dynamics u përditësuan në bashkëpunim me Louis Vuitton dhe me sukses kanë zgjidhur problemin e pamjes.

Kufjet wireless kanë pushtuar tregun por shumica prej tyre janë aq të shëmtuar saqë nuk shihen me sy. Por kufjet e wireless Horizon Earphones nga Master & Dynamics u përditësuan në bashkëpunim me Louis Vuitton dhe me sukses kanë zgjidhur problemin e pamjes por me një kosto.

Modelet e këtij viti kushtojnë 1,090 dollarë dhe janë përmirësuar estetikisht krahasuar me gjeneratën e parë. Horizon Earphones në të vërtetë janë kufjet wireless M&D MW07 Plus që kushtojnë 299 dollarë por me markën e Louis Vuitton.

Si rezultat jeni duke paguar një tarifë të lartë për një markë. Ato vinë në disa ngjyra dhe ajo që spikati më tepër është ngjyra e verdhë. Në aspektin funksional kufjet kanë 10 orë jetëgjatësi baterie si dhe sensorë ambienti që përshtatin zërin për bisedat sekrete.

Kasa mund të karikohet përmes teknologjisë wireless dhe ka 20 orë jetëgjatësi baterie.