17:56 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

Brentford bën hapin e madh, mposhtë Swansean e promovohet në Premierligë!

Ka përfunduar finalja e madhe e Championshipit ndërmjet Brentfordit dhe Swanseas, duel ky që tregon se cila skuadër promovohet nëPremierligë..

Brentford, ka arritur ta mposhtë me rezultatin final në 2:0 Swansean për të siguruar promovimin në Premierligë për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline

Me golin e Tony nga penalltia dhe të Marcondes në minutën e 20’të takimit, Brentford kalon në Premierligë.

Pra, nga sezoni i ardhshëm klubi i Brentford do të zhvillojë takimet me klubet elitë të futbollit anglez.