14:46 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Brescia ia tregon derën Balotellit, fajtori po dihet se kush është!

Mario Balotelli raportohet se është duke kaluar ditët e fundit te Brescia. Sulmuesi italian ka prishur raportet me presidentin e skuadrës, Massimo Cellino.

Kjo pasi që Balotelli ka humbur 10 ditë stërvitje duke injoruar thirrjen e skuadrës.

Cellino ka urdhëruar skuadrën që ta dënojë lojtarin, ndërsa pritet që së shpejti t’i ndërpresë edhe kontratën e bashkëpunimit.

30 vjeçari po stërvitet i vetëm pasi që nuk është lejuar të bashkohet me pjesën tjetër të lojtarëve.

Balotelli fiton 877 mijë euro në vit me kontratën aktuale e cila është valide deri në vitin 2022, por që e njëjta pritet të prishet nga presidenti i Brescias./Indeksonline/