18:31 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Breshëri e stuhia dëme të mëdha edhe kulturave bujqësore në Junik

Qindra hektarë kultura të ndryshme bujqësore janë dëmtuar nga breshëri dhe stuhia .

Komuna e Junikut mëngjesin e sotëm është përshir nga një mot i ligë, ku stuhia dhe breshëri kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Dëme pati në rrjetin elektrik të cilat në orët e para të paraditës u sanuan duke iu ofruar qytetarëve furnizim të rregullt me energji elektrike, por më së keqi e pësoi sektori i bujqësisë ku qindra hektar kultura të ndryshme bujqësore u dëmtuan për të mos pasur mundësi rigjenerimi nga dëmet e shkaktuara, hektar të tërë me pemishte dhe drithëra në Komunën e Junikut pësuan mëngjesin e sotëm nga breshëri dhe një stuhi e fortë.

Komuna e Junikut respektivisht Komisioni për vlerësimin e dëmeve gjatë ditës së sotme kanë dalur në terren për të dokumentuar dëmet e shkaktuara, ku dhe në ditët në vazhdim do vazdojnë me identifikimin dhe dokumentimin e dëmeve për çka Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarë.

Lusim qytetarët të jenë të kujdeshëm në rast përsëritje të stuhive të tilla!