23:27 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Breshëri i’a shkatërron një qytetari në Rahovec mbi 1 hektar të mbjellur me bostan

Reshjet e shumta të shiut dhe breshërit që ranë gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore.

Rafshi i Dukagjinit është prekur mjaft, por edhe Rahoveci është një nga pikat që është prekur më së shumti, shkruan Indeksonline.

Një lexues i portalit ka dërguar disa pamje ku shihen dëmet që ka shkaktuar shiu në një tokë bujqësore të mbjellur me bostan, në hapësirë prej 1 hektar e 13 ari.

Sipas tij, mbi 70% të bostanit është shkatërruar. /Indeksonline/