08:41 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Breshkat në shtëpi ju rrezikojnë seriozisht shëndetin

Një shpërthim i salmonelës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) t’i kërkojë popullatës “të mos përqafojë apo puthë breshkat e tyre”. 

Ky shpërthim ka prekur 26 persona në 11 shtete të vendit dhe autoritetet e shëndetit publik në SHBA kanë njoftuar tashmë se po hetojnë, ndërsa shitja e breshkave është ndaluar në nivel kombëtar.

Deri më tani, asnjë person nuk ka vdekur, por të paktën 26 persona janë prekur, me nëntë prej tyre të shtruar në spital. Çdo breshkë mund të bartë mikrobet e salmonelës, por kjo është më e zakonshme te breshkat e vogla me guaskë më pak se 10 cm, të cilat janë një burim i njohur sëmundjesh, veçanërisht tek fëmijët.

Salmoneloza mund të shkaktojë shqetësime të ndryshme tek njerëzit e prekur. Nga ethet, diarre dhe problemeve në stomak. Simptomat mund të fillojnë diku nga gjashtë orë deri në gjashtë ditë pas gëlltitjes së baktereve dhe shumica e njerëzve janë në gjendje të shërohen pa trajtim brenda javës, por disa, veçanërisht fëmijët nën 5 vjeç ose të rriturit mbi moshën 65 vjeç, mund të kërkojnë kujdes mjekësor ose shtrim në spital.

CDC këshillon blerjen e breshkave me guaska më të mëdha se 10 cm dhe që këto të blihen nga dyqane të besueshme. Pas prekjes ose ushqyerjes së kafshës, është shumë e rëndësishme të lajmë duart. Në çdo rast, rekomandimi për të mos puthur apo përqafuar breshkat shtrihet në të gjitha llojet e tyre, jo vetëm ato të vogla, dhe kjo është se pavarësisht nga madhësia e tyre, ato mund të kenë mikrobe salmonele në feçe, siç theksohet nga CDC.