Brighton i jep goditjen e radhës, Liverpuli zyrtarisht nuk arrin ta mbrojë titullin
Liverpuli ka marr një tjetër goditje në Premierligë, një krizë rezultatetsh që e ka përcjellë në vazhdimësi të këtij sezoni.
Në ndeshjen e javës së 31-të, ”Reds” pësoi humbje si mysafire e Brightonit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Danny Welbeck i dha epërsinë Brightonit, në minutën e 14-të.
Milos Kerkez barazoi shifrat në minutën e 30-të. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 56-të, Welbeck shënoi golin e dytë personal, duke ia siguruar fitoren Brightonit, e cila shkon në kuotën e 43 pikëve dhe renditet në vendin e tetë në tabelë.
Në anën tjetër, liverpuli mbetet në kuotën e 49 pikëve, dhe renditet e pesta, duke humbur matematikisht mundësinë për të mbrojtur titullin./IndeksOnline/

