17:53 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Brightoni kalon në fazën tjetër të FA Cup/ Pati minuta edhe për Andi Zeqirin

Skuadra e Brighton ka kaluar me sukses në rrethin tjetër të Kupës FA, pasi mposhti 2 me 1 ekipin nga Liga e Parë, Blackpool.

Klubi nga Premierliga fitoi 2 me 1 me golat e shënuar nga: Bissouma dhe Alzate.

Të vetmin për mysafirët e shënoi Madine në minutën e 45’të.

Minuta në këtë ndeshje pati edhe për sulmuesin kosovar, Andi Zeqiri. Futbollisti që mbron ngjyrat e Zvicrës, luajti deri në minutën e 76’të.

Me fitore Brighton kalon në fazën e 1/8 së finales në Kupën FA./IndeksOnline/