08:11 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Britania dhe Franca shënojnë numër rekord të rasteve me COVID-19

Brenda një dite në Britani të Madhe dhe në Francë janë regjistruar numër rekord i rasteve të infektimeve me COVID-19.

Në Francë, sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit për 24 orë janë regjistruar mbi 16 mijë raste të reja, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kurse, në Britani të Madhe janë regjistruar 6.632 raste të reja gjatë ditës së enjte, një rekord i ri ky për vendin.

Deri tani në Evropë janë regjistruar mbi 3 milion raste me COVID-19.