14:49 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Britania do ta ketë pagën minimale më të lartën në botë

Shefi i Thesarit në Britani të Madhe, Philip Hammond është duke konsideruar seriozisht rritjen e pagës minimale.

Burime shumë të afërta me të i kanë thënë ‘Observer’ se Hammond është duke shikuar të rrisë pagën minimale në Britani të Madhe por pa e dëmtuar nivelin e punësimit.

Thesari tashmë ka porositur një studim mbi efektet e një rritje tjetër të madhe në pagën minimale.

Këtë studim po e kryen akademiku amerikan, Arin Dube.

Deri më tani amerikani ka arritur të argumentoj që një rritje e mundshme nuk do të ndikonte në punësim.

Kjo ide e Hammondit po i bën nervoz disa punëdhënës. Një veprim i tillë mund të nënkuptojë që pagat e më shumë se një e katërta e fuqisë punëtore janë diktuar nga paga minimale,

Për momentin paga minimale në Britani të Madhe është 8.21 dollarë në orë  që nëse e kthejmë në euro është 9 euro e 65 cent.

Propozimi fillestar është që paga minimale të rritet në 8.60 dollarë ose 10.09 euro./Indeksonline/