08:06 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Britania drejt hapit të madh, test që zbulon Covid për 90 minuta

Qeveria britanike pritet të nxjerrë një test, i cili mund ta identifikojë koronavirusin brenda 90 minutave, njofton Departamenti i Shëndetësisë në vend.

Testet do të përdoren në spitale, në shtëpitë e kujdesit si dhe në të gjitha laboratorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Një test tjetë, i cili pritet të dalë nga zyrtarët, mund t’i identifikojë edhe viruset e tjera, të cilat qarkullojnë në stinët e ndryshme.

 “Ne jemi duke përdorur teknologjitë më inovative për të identifikuar koronavirusin. Miliona teste të reja do të mund të zbulojnë koronavirusin për brenda 90 minutave, duke na ndihmuar ne të reduktojmë përhapjen e transmetimit”, tha sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ndërkohë, ekspertët e pandemisë kanë paralajmëruar se është e rëndësishme që të bëhet identifikimi i sëmundjeve sezonale të cilat qarkullojnë në muajt e stinës së dimrit.