19:22 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Britania e Madhe i regjistron 316 vdekje të reja nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 316 vdekje si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Autoritetet njoftuan se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 30.501 persona me COVID-19.

Britania e Madhe ka kaluar shifrat e dy milionë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Mbi 70 mijë pacientë kanë vdekur.