10:02 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Britania e Madhe ndalon përdorimin e viagrës pa receptin e mjekut

Jo në të gjitha vendet është i lejuar përdorimi i viagrës pa receptin e mjekut.

Britani e Madhe e ka të ndaluar shitjen e këtij produkti, nëse mjeku nuk ua ka shkruar si respekt.

Nëntorin e vitit të kaluar u dha njoftimi se ky produkt do të shitej vetëm me leje të mjekut, në përpjekje për të ndaluar burrat që të konsumojnë sasi të mëdha.

Tani meshkujt do të mund të marrin këtë ‘medikament’ vetëm në farmaci.

Viagra deri më tani është përdorur nga rreth 4.3 milion meshkuj në gjithë Britaninë e Madhe.

Prodhuesi i viagras shpreson se ky lajm tani do t’i inkurajoj burrat që të jenë më proaktiv dhe në rast të mosfunksionimit, ata do e kërkojnë ndihmën e mjekut./Indeksonline/