10:42 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / MSH

Britania e Madhe në “hall” me azilkërkuesit, OKB thotë se plani është shqetësues

Britania e Madhe ka aporvuar ligjin e ri për azil, ligj ky që po shqetëson ndërkombëtarët.

Ligji për azilin, i propozuar nga qeveria është “shumë shqetësues” dhe do të bllokonte edhe ata që kanë një kërkesë bindëse, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Përfaqësuesja e UNHCR-së në Mbretërinë e Bashkuar, Vicky Tennant, i tha BBC-së se masa do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe nuk ishte e nevojshme për të ndaluar kalimet e Kanalit.

Kryeministri Rishi Sunak ka thënë se ai është “i gatshëm për luftë” për të sjellë ligjin dhe për të kapërcyer çdo sfidë ligjore.

Të martën, qeveria përshkroi një ligj të ri i cili në mënyrë efektive do të ndalonte këdo që arrin përmes rrugeve ilegale të kërkojë azil në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Kushdo që zbulohet se ka hyrë ilegalisht në vend do të bllokohet gjithashtu nga kthimi ose pretendimi i nënshtetësisë britanike në të ardhmen.

Masa është pjesë e përpjekjeve për të adresuar një rritje të numrit të njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes kalimeve të Kanalit çdo vit, i cili u rrit nga rreth 300 më 2018 në më shumë se 45,000 më 2022.