17:59 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Britania e Madhe në krizë politike, japin dorëheqje katër ministra  

Katër ministra të kabinetit qeveritarë në Britani të Madh kanë dhënë dorëheqje për shkak se nuk janë pajtuar me kryeministren Theresa May rreth qështjes për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropiane.

Ministrat e dorëhequr janë Domenic Raab, Suella Braverman, Shailesh Vara dhe Esther McVey, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj krize pritet në kuvend të ketë mocion mos-besim ndaj kryeministres. Theresa May pritet që sonte të mbaj një konferencë para gazetarëve.

Të gjitha këto dorëheqje erdhën pasi Theresa May bëri publik planin e saj për çështjen e ‘Brexit’./Indeksonline/