Theresa May shtynë votimin për ‘Brexit’
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka konfirmuar gjatë ditës së sotme që votimi për çështjen e ‘Brexit’ që do të mbahej të martën është shtyrë.
Kryeministrja May tha se është detyruar të shtyjë votimin për shkak se marrëveshjaishte refuzuar nga shumica, transmeton Indeksonline.
“Ne do ta shtyjmë votimin e planifikuar për nesër dhe nuk do të vazhdojmë të përçajmë shtëpinë(Britaninë) gjatë kësaj kohe.”, u shprehë kryeministrja britanike.
Ky vendim i Theresa May ishte i befasishëm pasi që disa orë më parë, njëri nga zëdhënësit e kryeministres tha se votimi do të ndodhë gjithsesi nesër.
Lideri opozitar në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn e quajti ‘hap dëshpërues’ shtyrjen e votimit nga kryeministrja. /Indeksonline/