10:59 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Britania gjobit personat që vijnë nga vendet tjera dhe nuk vetizolohen për 14 ditë

Duke filluar nga dita e shtunë personat që hyjnë ne Britaninë e Madhe duhet të vetizolohen për 14 ditë, të gjithë ata që nuk i binden këtij vendimi do të gjobiten duke filluar nga 1 mijë deri në 5 mijë funte.

Ky vendim merret pasi llogariten që  150 mijë turistë britanikë të jenë duke i kaluar pushimet verore në Francë,dhe karantinimi për ta do të jetë  i obligueshëm, shkruan BBC.

Përveç nga Franca në vetizolim duhet të  hyjnë edhe personat që vijnë nga vendet si Holanda,Turqia, Malta dhe Monako.