20:29 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019

Britania mendon t’i heq shenjat rrugore dhe t’i zëvendësoj me teknologji

Mund ta imagjinoni një rrugë pa asnjë shenjë? Me siguri jo, duke supozuar se do të pasonte kaosi; megjithatë, shtimi cdo herë e më i madh i rrjetit teknologjik mes automjeteve mund ta bëjë këtë realitet – dhe shumë më shpejt sesa mund të pritej.

Të paktën kjo është ajo që sugjeron një raport i ri i titulluar “Udhëzuesi i Lëvizjes dhe Rrjetit të Automatizuar në Mbretërinë e Bashkuar për 2030″, nga Zenzic, një organizatë që e përshkruan veten si “të përkushtuar për të përshpejtuar revolucionin e vetë-drejtimit në Britani, duke bashkuar industrinë, qeverinë dhe akademinë”.

Sipas FleetNews, raporti thotë se teknologjitë në zhvillim CAM (lëvizshmëri e lidhur dhe e automatizuar) do të eliminoj nevojën për sinjale rrugore, me shoferët në Mbretërinë e Bashkuar që do shohin “autostradat e zhveshura” qysh në vitin 2027, shkruan IndeksOnline.

Nga viti i ardhshëm, udhëzime të reja për planifikimin dhe projektet për CAM- qytetet, autostradat dhe rrugët rurale do të kërkojnë të akomodojnë shërbime CAM për operacione efikase. Kjo, pretendon Zenzic, do të rezultojë në plane për autostradat e reja duke u larguar nga mjetet me kosto të lartë (10 milion për km autostradë inteligjente) në favor të infrastrukturës dixhitale.

Pyetja që lind, natyrisht, është se përveç veturave të reja autonome me karakteristika të lidhjeve teknologjike, ka edhe miliona të vjetra që nuk e kanë atë teknikë dhe shoferët e të cilëve duhet të mbështeten në sinjalet tradicionale.

Për më tepër, duke pasur parasysh kornizën kohore, praktikisht është e pamundur që pronarët të kalojnë në gjeneratën e fundit të modeleve “të zgjuara”. Zenzic e pranon këtë, por përgjigjet se vendosja e infrastrukturës do të ndihmojë në zhvillimin më të shpejtë të makinave autonome dhe teknologjisë përkatëse.