14:34 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Britania, ndalon goditjet e topit me kokë te fëmijët nën 12 vjeç

Fëmijët e moshës nën 12 vjeç nuk do të mund më të shënojnë gola me kokë në Ishullin Britanik.

Aktvendimi është prezantuar dhe ka hyrë në fuqi menjëherë në tri federatat e futbollit: Angli, Skoci dhe Irlandë e Veriut.

Kjo vjen pas studimit të FUSHS-së, i cili tregoi se ish-futbollistët ishin tri herë e gjysmë më të predispozuar të vdisnin nga sëmundja neurodegjenerative sesa moshatarët e tyre që nuk janë marrë me futbollin.

“Vendimi është marrë për të “zbutur çdo rrezik të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Federatës Angleze. /IndeksOnline/