11:42 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / S Z

Britania po përballet me grevën më të madhe të shënuar ndonjëherë nga punonjësit shëndetësor

Britania e Madhe po përballet me grevën më të madhe të shënuar ndonjëherë nga punonjësit shëndetësorë. Këta të fundit kanë pezulluar kështu aktivitetin e tyre për një kohë si rezultat i mosmarrëveshjes me qeverinë për paga.

Greva për paga ka filluar qysh nga fundi i vitit të kaluar shkruan VoA.

Mirëpo, kjo grevë po shënon histori në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Britaninë e Madhe.

Mjeku kryesor në Angli, Stephen Powis, ka thënë se ky aksion i grevës këtë javë do të jetë shqetësuese edhe atëherë kur grevës së tyre do t’ju bashkohen edhe fizioterapistët.

Punonjësit shëndetësorë po kërkojnë një rritje pagash që pasqyron inflacionin më të dobët në Britani në katër dekada, ndërsa qeveria shprehet se kjo do të jetë e papërballueshme dhe do të shkaktojë më shumë rritje të çmimeve.

Rreth 500,000 punëtorë, shumë nga sektori publik, kanë organizuar greva që nga vera e kaluar, duke shtuar presionin ndaj kryeministrit Rishi Sunak.

NHS është burimi kryesor për marrjen e shërbimeve shëndetësore, institucion ky, i cili është nën presion të lartë nga miliona pacientë që janë në listën e pritjeve të gjata për operacione.

Kolegji Mbretëror i Infermierëve (RNC) thotë se paga e dobët ka bërë që dhjetëra infermierë që të tërhiqen nga puna dhe profesioni i tyre.

RCN fillimisht kërkoi një rritje pagash prej 5% mbi inflacionin dhe që atëherë ka thënë se mund të takohet me qeverinë, por të dy palët nuk kanë arritur një marrëveshje pavarësisht javëve të gjata të bisedimeve.