11:29 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / B O

Britania pritet të miratojë përdorimin e automjeteve autonome këtë vit

Automjetet autonome pritet të lejohen në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar deri në fund të këtij viti, ka thënë qeveria. Departamenti për Transport tha se sistemet e automatizuara ALKS do të jenë lloji i parë i drejtimit të automjeteve autonome. Teknologjia kontrollon pozicionin dhe shpejtësinë e një makine në një korsi të vetme, por vetëm deri në shpejtësinë prej 37 km / orë.

Më parë qeveria britanike kishte thënë se ky ligj i ri do të futej në fuqi deri në pranverën e këtij viti. Qeveria konfirmoi se shoferëve nuk do t’u kërkohet të monitorojnë rrugën ose t’i mbajnë duart në timon por duhet të jenë vigjilent për të marrë përsipër kontrollin kur kërkohet nga sistemi brenda 10 sekondash.

Nëse një shofer nuk reagon në koëhn e duhur, automjeti automatikisht do të ndezë dritat e rrezikut për të paralajmëruar automjetet afër, të ngadalësojë dhe në fund të ndalet. “Ky është një hap i madh për përdorimin e sigurt të automjeteve autonome në MB, duke i bërë udhëtimet më të besueshme.”, thanë autoritetet.