11:45 / E Premte, 13 Tetor 2023 / S Z

Britania u bën thirrje qytetarëve në Gaza të zhvendosen në jug

Ministria e Jashtme Britanike përditësoi udhëzimet e saj të udhëtimit të premten, duke u thënë qytetarëve të saj në Gaza që të ndjekin këshillat e autoriteteve izraelite për t’u zhvendosur në jug.

“Ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e 13 tetorit se e gjithë popullsia e Gazës në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendoset në Gazën jugore”, tha Ministria e Jashtme britanike në përditësimin e saj të fundit, raporton CNN.

“Ne këshillojmë të ndiqni këtë këshillë të lëshuar nga autoritetet izraelite. E kuptojmë se kjo është një situatë e shpejtë që paraqet rreziqe të konsiderueshme”.

Ushtria izraelite të premten paralajmëroi të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, teksa OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte “i pamundur” pa pasoja të mëdha humanitare.

Militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës të rrethuar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.