11:38 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Britania ul kufizimin e shpejtësisë në autostrada, jo shkaku i aksidenteve

Ngadalësimi i botës nuk është një gjë e keqe, veçanërisht ndihmon në sigurinë dhe ndotjen e ajrit. Me këtë në mendje, projekti Highways England dëshiron të shqyrtojë se çfarë efekti mund të ketë ngadalësimi i trafikut të autostradës për 10 mph (16 km / orë) në ajrin që thithim.

Një kufizun i ri 60 mph (96 km / orë) do të vendoset për të paktën 12 deri në 15 muaj, i shfaqur në shenjat në anë të rrugës dhe i zbatuar 24/7, siç raportohet nga AutoExpressi.

Nëse vazhdoni të bëni 70 mph (112 km / orë), do të rrezikoni një gjobë prej 100 £, duke rrezikuar me tre pikë dënimi në patentën tuaj të shoferit, shkruan IndeksOnline.

Kjo skemë është vendosur si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj niveleve të NO2 (dioksid azotit) të Britanisë, të cilat kanë qenë të lidhura me afërsisht 40,000 vdekje të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar në vit – një statistikë shumë shqetësuese, veçanërisht kur merret parasysh se si trafiku i autostradave është rritur gati një e katërta në dy dekadat e fundit.

Projekti Highëays England do të provojë gjithashtu pengesat e emetimeve në mënyrë që të parandalojë ndotjen nga rritja e zonave të banuara të vendosura pranë autostradave.