23:44 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Britanikët e kidnapuar shprehen të lumtur pas lirimit

Dy britanikët e rrëmbyer në një park kombëtar në Kongo kanë thënë se janë “shumë mirënjohës” pas lirimit të tyre.

Bethan Davies dhe Robert Jesty ishin midis tre njerëzve që mbaheshin kur automjeti i tyre u zu në pritë në Parkun Kombëtar të Virunga të premten.

Ata nderuan “mbështetjen e shkëlqyer” që kishin marrë dhe thanë se nuk do të komentonin më tej.

Renxheri i parkut Rachel Masika Baraka (25) u vra nga rrëmbyesit, ndërsa një shofer u plagos dhe u lirua.

Drejtori i Parkut Emmanuel de Merode tha se jeta e Baraka u ndërpre tragjikisht në shërbim të Parkut Kombëtar Virunga.

“Ajo ishte një nga 26 rojet e parkut të parkut dhe ishte shumë e përkushtuar, duke treguar trimëri të vërtetë në punën e saj. Dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që preken nga ky incident”, tha ai, transmeton BBC.