75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Britanikët kujdesen për të pastrehurit në dimër, ky është gjesti i tyre i mahnitshëm

Muajt e ftohtë mund të jenë veçanërisht sfidues për njerëzit e pastrehë.

Muajt e dimrit po godasin dhe netët po bëhen më të ftohta kjo mund të jetë vërtet e zymtë për njerëzit e pastrehë kudo në botë, por edhe në Britani, transmeton Indeksonline.

Kjo është arsyeja pse njerëzit e vullnetit të mirë po bëjnë diçka për të ndihmuar që moti i ftohtë të jetë pak më i lehtë për ata që janë në rrugë.

Ata po i lidhin shishet e ujit të nxehtë në pemë, kështu që njerëzit mund t’i marrin ato për t’i ndihmuar ata të ngrohen.

Shishet gjithashtu përmbajnë udhëzime për bizneset e afërta që kanë rënë dakord të furnizojnë me ujë të ngrohtë.

Skema drejtohet nga Rrjeti i Ujit të Ngrohtë, i cili vepron në Bristol, Bath, Leicester dhe Brighton.

“Është tashmë e ftohtë në rrugë. Ne po e marrim këtë veprim si një masë emergjente për të bërë që dimri të jetë paksa më i durueshëm për ata që përballen me barrën më të keqe të saj”, ka thënë organizatori i Bristol, Pete Wentland./Indeksonline/.