16:35 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-mbrojtësi i Barçës: Neymar dëshiron të rikthehet në ”Camp Nou”

Martin Montoya, ish-anëtar i Barcelonës, ka folur për Goal.com lidhur me spekulimet që e lidhnin Neymarin me gjigantin katalunas.

”Unë mendoj se Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona sepse aty ai ndihej rehat”.

”Madje ai u përshtatë mjaft mirë gjatë tre viteve në klub. Ai kishte lidhje të mira me Suarez dhe Messi”, tha mbrojtësi i Brightonit.

Megjithatë, Montoya beson se një rikthim i brazilianit në ”Camp Nou” mund të jetë shumë i vështirë për të ndodhur, transmeton IndeksOnline.

Image result for neymar

”PSG është gjithashtu skuadër e mrekullueshme dhe unë nuk mendoj se ata do ta lejojnë largimin e tij mjaft lehtë”.

”Ata paguan shumë para për dhe nuk mendoj se Barcelona do ta paguajë atë çmim për ta rikthyer”, shpjegoi Montoya.

27-vjeçari, Montoya, ka luajtur për Barcelonën dhe Interin para se t’i bashkohej Valencias në vitin 2016.

Ndërsa, para ndeshjes, Inter – Barcelona, këtë mesjavë në Champions League, Montoya ka dhënë mendimin e tij.

Image result for montoya brighton

”Barça është gjithnjë Barça. Janë ndër skuadrat më të mira dhe mund t’ju mposhtin juve kurdo. Kanë futbollistë fantastik”.

”Shikojeni Tottenhamin, janë skuadër e mrekullueshme, por u mposhtën nga Barça në ‘Wembley’. Mendoj se Barcelona është favorite”, shtoi Montoya./IndeksOnline/