14:24 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Britney Spears dhe i dashuri shfaqen për herë të parë në tepihun e kuq, ndajnë puthje pasionante

Ata janë në lidhje që nga viti 2016-të.

Edhe pse lidhja e Britney Spears me Sam Asghari ka qenë e gjatë dhe e frytshme, çifti u paraqit për herë të parë në tepihun e kuq të hënë që lamë pas në premierën e filmit ‘Once Upon A Time In Hollywood’, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ylli i hitit ‘The Stronger’ dhe trajneri i njohur ndanë një puthje plotë pasion gjatë parakalimit në tapetin e kuq teksa diva e pop muzikës dukej sharmante dhe elegante në fustan të kuq të kombinuar me taka të larta me ngjyrë të zezë.

Kujtojmë që çifti u takuan në xhirimet e videoklipit ‘Slumber Party’ dhe që nga ajo kohë janë të pandashëm./Indeksonline/