08:11 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / C E

Britney humbet betejën ligjore për të hequr kujdestarinë që babai i saj ka mbi pasurinë, që ka krijuar

Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë përpjekjen e 38-vjeçares Britney Spears, për të hequr babanë e saj si kujdestar të pasurisë që ajo ka.

Jamie Spearsi, ka qenë kujdestari ligjor i vajzës së tij 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor, raporton BBC.

Avokati i Spearsi tha se ylli i popit ishte “e frikësuar” prej tij dhe se ajo nuk do të performonte për aq kohë sa ai të vazhdonte t’ishte kontrollues i pasurisë së saj.

Avokati i babait të këngëtares argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Një gjykatës, tha se do të merrte parasysh ankesat për shkarkimin ose largimin e tij nga kjo kujdestari.

Gjatë një seance të martën, avokati i Spearsit, Samuel Ingham, tha se ajo dhe babai i saj nuk kanë asnjë “marrëdhënie të qëndrueshme pune” dhe nuk kanë folur për një “kohë të gjatë”.

Por Vivian Thoreeni, avokat i Jamie Spearsit, argumentoi se arsyeja që ata nuk kishin folur ishte, sepse Inghami e kishte këshilluar Spearsin kundër kësaj.

Nëna e këngëtares tha në një deklaratë të lëshuar përmes avokatit të saj, se Britney nuk duhet të detyrohet t’u bindet kërkesave të babait, duke e quajtur marrëdhënien e tyre “toksike”.

Beteja ligjore po zhvillohet në sfondin e lëvizjes “Free Britney” një grup fansash që besojnë se Spearsi po mbahet e burgosur nga i atit dhe të tjerët.