11:20 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Britney Spears largohet nga qendra rehabilituese,por ende probleme me shëndetin

Britney Spears do të ketë një ribashkim të madh me fëmijët e saj pas daljes nga qendra rehabilituese.

Britney dhe Kevin Federline kanë kujdestarinë e përbashkët të 13-vjeçarin Sean dhe 12-vjeçari Jayden . Marrëveshja ka qenë që ajo i merr ato 3 ditë, dhe ai poashtu 3 ditë dhe kështu me radhë.

Muajt e fundit, Britney nuk kishte as gjysmën e kujdestarisë pasi që po trajtohen në një qendër rehabilituese, kështu fëmijët ishin shumicën e kohë në përkujdesjen e babit të tyre, Kevin.

Por, pas trajtimit në qendrën e shëndetit mendor, Britney ka filluar të qëndroj me fëmijët e saj, edhe pse ende ka shenja të problemeve mendore. Një burim i afërt me këngëtaren deklaroj se qëndrimi për 30 ditë në qendër rehabilituese e ka ndihmuar 37 vjeçaren që të ndihet më mirë.

Kujtojmë që Britney dhe Kevin ishin të martuar për dy vite, nga 2004 deri në 2006./Indeksonline/