09:33 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Britney Spears shfaqet hapur me të dashurin 12 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Britney Spears është shfaqur me një këmishë të bardhë, duke vënë këmbët në plan të parë, gjatë drekës me të dashurin e saj të ri Sam Asghari, transmeton Indeksonline.

Ajo ka kaluar kohë duke ngrënë ushqim të shëndetshëm në njërën nga restaurantet luksoze në Beverly Hills së bashku me Sam-in.

37 vjeçarja ishte përgatitur mirë për ti bërë ballë motit të nxehtë që mbretëronte në jug të Kalifornisë.

Britney kishte veshur një këmishë të bardhë, e të ngushtë.

Ajo dukej mjaft atraktive dhe sportive, duke u shëtitur hapur me 25 vjeçarin Sam Asghari.

Ata të dy u takuan në 2016 në Slumber Party dhe pastaj filluan të takoheshin më shpesh. Tanimë ata janë një çift mjaft i pëlqyer nga publiku. /Indeksonline/