13:32 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Brnabic telefonon Edi Ramën, ia jep një lajm të mirë

Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVIDIN. Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, nëpërmjet një telefonate.

Siç shkruajnë mediat serbe këtë mëngjes Bërnabiqi e informoi kryeministrin Edi Rama se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, më 14 janar. Bënabiqi dhe Rama diskutuan gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Të dy kryeministrat diskutuan luftën kundër COVIDIT-19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës “mini Shengen”.