20:49 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Brnabiq dhe Haradinaj flasin për shoqërimin e pesë serbëve në polici

“​Prishtina po vepron gjithnjë e më shumë në mënyrë ‘të papërgjegjshme dhe agresive”, tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq në Londër.

Ajo theksoi se shfaqjet ‘e papërgjegjshme të Prishtinës’ hodhën një ‘hije të madhe’ në samitin e sotëm në Ballkanin Perëndimor në Londër.

Brnabiq tha se ajo ‘shkëmbeu disa fjalë’ me kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me ndalimin e sotëm të pesë serbëve në Kosovë.

“I thashë atij të shohë se presionet dhe sulmet ndaj serbëve vazhdojnë. E shoh që ju keni vazhduar me praktikën e arrestimit të serbëve. Kjo ishte vetëm një deklaratë. Nuk kemi asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit”, tha Brnabiq.

Sipas saj, Haradinaj i është përgjigjur me fjalët se nuk është ashtu siç thuhet dhe se gjërat janë shumë më të ndërlikuara, dhe se nuk duan të kenë një marrëdhënie të tillë ndaj serbëve.