18:22 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Brnabiq flet për orientimin e saj seksual dhe mënyrën se si njerëzit e komentojnë atë!

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se Serbia po ndryshon dhe se po shkon në drejtimin e duhur.

Brnabiq madje ka thënë se është krenare për këtë drejtim të Serbisë dhe se sipas saj po punohet shumë për reformat, duke mbrojtur transparencën dhe hapjen e plotë në raport me qytetarët.

“Serbia po ndryshon. Po ndryshon me shpejtësi dhe këto ndryshime janë duke shkuar në drejtimin e duhur. Unë nuk jam e vetmja femër në detyrë, qeveria jonë ka disa gra të fuqishme dhe të afta dhe kjo gjë është shumë e mirë”, ka thënë Brnabiq për CNN, transmeton Indeksonline.

Ajo tutje foli për mënyrën se si Serbia po udhëhiqet nga një person që i përket komunitetit LGBTI.

“Unë kisha mbështetjen e familjes dhe miqve, dhe për mua rritja ishte si të rritesh kudo. Kur kam hyrë në politike kam pasur mbështetjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq, ndërsa grupe të ndryshme nga opozita apo nga qeveria ishin kundër dhe nuk më kanë mbështetur mua për shkak të pozicionimit tim seksual”, ka shtuar Brnabiq.

Ajo madje tha se njerëzit shpesh janë të pakëndshëm në drejtim ë saj në rrjetet sociale, por se nuk  e bllokon askënd./Indeksonline/

Temat: