Brnabiq nuk flet për protestat e mijëra serbëve kundër Vuçiq, por merret me taksën në Kosovë
Kryeministrja serbe ka vendosur të heshtë përballë gjendjes së trazuar në Serbi.
Përderisa nuk merret me protestat e 50 mijë qytetarëve që u mbajtën së fundi, ajo zgjodhi të flas për serbët në Kosovë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq tha se vendosja e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës në drejtim të produkteve serbe paralajmëron një “katastrofë humanitare” për serbët në Kosovë.

“Një shembull i asaj që po ndodhë në Kosovë,na paralajmëron se sa mund të jetë ndikimi shkatërrues i tregtisë dhe bllokimevetë tjera, ka thëne Brnabiq.
Ndryshe vendosja e taksës 100% gjeti përkrahje nga qytetarët e Kosovës, përderisa Serbia vazhdon të mundohet që me çdo kusht të bind shtetin e Kosovës për tërheqjen e kësaj mase./Indeksonline/